Luciano Spalletti është shumë pranë rinovimit me Juventusin. Trajneri, i fokusuar te ndeshja e rëndësishme ndaj Udinese në garën për Champions, duhet të zgjedhë mes dy opsioneve kontrate: marrëveshje njëvjeçare me opsion deri në sezonin 2027-28, ose kontratë 2-vjeçare. Bardhezinjtë synojnë një fitore që mund t’i ngjitë përkohësisht në vendin e katërt, duke ushtruar presion mbi rivalët e Como dhe Roma.
Kualifikimi në Champions League 2026-27 do të sillte të paktën 70 milionë euro për klubin, shumë që do të ndikojë në planet e merkatos. Drejtuesit, përfshirë Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini, kanë diskutuar tashmë strategjitë me trajnerin.
Opsioni i parë parashikon rreth 7 milionë euro në sezon (6 plus 1 bonus) me opsion për 2027-28, ndërsa i dyti kontratë 2-vjeçare me 5 milionë euro në vit. Varianti i parë duket më i mundshmi. Në merkato, Juventusi ndjek edhe lojtarë si Leon Goretzka dhe Bernardo Silva, por për t’i afruar duhet patjetër kualifikimi në Champions.