Saturday, 14. February 2026
Sport

Spalletti drejt largimit

GS 25/05/2023 1 Min. Lesezeit

Luciano Spalletti pritet të largohet në fundin e sezonit nga Napoli, edhe pse fitoi titullin kampion.

Ky lajm qarkullon prej ditësh, por tashmë po përforcohet gjithmonë e më shumë, ndërsa në Napoli janë të bindur se pasuesi i Spalletti-t do të jetë Luis Enrique.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis dëshiron që ish-trajneri i Spanjës të marrë drejtimin e skuadrës dhe madje flitet edhe për një ofertë konkrete, 5 milionë euro në vit.

Tani mbetet për t’u parë çfarë do të ndodh, pasi fundi sezonit është shumë afër.

Teilen: