Saturday, 4. April 2026
Sport

Spalletti fajëson dy lojtarë për Zhegrovën

GS 11/12/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti është ndarë i kënaqur vetëm me fitoren 2:0 ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve, por jo edhe paraqitjen e ekipit.

Edon Zhegrova në këtë ndeshje pati debutimin e tij si startues te Juventusi, duke u aktivizuar gjatë pjesës së parë.

Pavarësisht se Zhegrova pati vështirësi të gjente hapësire dhe të kishte ndikim në lojën e Juventusit, trajneri Spalletti ka mbrojtur paraqitjen e 26-vjeçarit.

Sipas Spallettit, Zhegrova nuk e mori ndihmën e nevojshme nga bashkëlojtarët e tij që ishin në krahun e djathtë, përkatësisht Ëeston McKennie e Pierre Kalulu.

“Edoni duhet të përmirësohet fizikisht, por pati një pjesë të parë shumë të mirë, sipas mjekësve. Kalulu dhe McKennie nuk e ndihmuan, në fakt e bllokuan. Tani, Edoni ka 45 minuta në këmbë, kështu që në ndeshjet tjera mund të jetë startues apo të inkuadrohet në 30 minutat e fundit”, ka thënë Spalletti.

Zhegrova deri më tani ka 9 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat apo në total 145 minuta lojë.

Teilen: