Shifrat e Juventusit në këtë fillim kampionati janë të pamëshirshme: 11 pikë në 7 javë, me 2 humbje, dje ndaj Lazios dhe më parë, në javën e katërt, në transfertën kundër Sassuolos. Bardhezinjtë janë tashmë 8 pikë larg dy skuadrave kryesuese, Interit dhe Lazios.
Juventusi i Spallettit po bën më keq se ai i fillimsezonit të kaluar, kur në stol ishte Igor Tudor. Kroati kishte grumbulluar 12 pikë në 7 javët e para, një më shumë se ekipi aktual, dhe ishte 4 pikë larg kreut, që atëherë mbahej vetëm nga Milani.
Një rastësi domethënëse: Tudor u shkarkua pas javës së tetë, më 27 tetor 2025, një ditë pas humbjes 1-0 ndaj Lazios në “Olimpico”, pas disfatave radhazi kundër Comos (0-2) dhe Real Madridit (0-1) në Champions League. Në vend të tij, Juventusi emëroi pikërisht Luciano Spallettin.