Monday, 26. October 2026
Futboll

Spalletti: Me këtë skemë jemi më të qëndrueshëm, por sonte bëmë hapa prapa

GS 26/10/2026 1 Min. Lesezeit

Luciano Spalletti vlerësoi paraqitjen e Juventusit në fitoren ndaj Lecce, por pranoi se skuadra e tij humbi terren në pjesën e dytë: “Luajtëm një ndeshje shumë të mirë për sa i përket ritmit, duke u përballur hapur me kundërshtarin. Në pjesën e parë krijuam kushtet për të fituar, por në të dytën ramë disi dhe gjithçka u bë më e vështirë.

Kaluam në skemën 3-5-2, sepse në këto momente na nevojitet qëndrueshmëri dhe e gjetëm atë. Jemi të kënaqur, sepse skuadra ishte më e organizuar dhe nuk la hapësira të mëdha. Megjithatë, në pjesën e dytë bëmë hapa prapa, pasi kundërshtari ndryshoi sistemin. Duhej të kishim më shumë guxim, pa humbur distancat mes reparteve. Nuk i dhamë hapësira Lecce, por e kërkuam më pak golin e tretë”.

Spalletti vlerësoi edhe Douglas Luiz: “Sot zhvilloi një ndeshje të rëndësishme. Luftoi, vrapoi dhe u përball me kundërshtarët në çdo zonë. Zgjidhi shumë situata të vështira”.

 

 

Teilen: