Friday, 14. August 2026
Sport

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kolumbiani do të vishet bardhezi për rreth 20 milionë brenda fundjavës. Vendimtar ishte vullneti i lojtarit.

Arrihet marrëveshja, edhe pse ende jo zyrtare. Jhon Lucumi do të jetë futbollist i Juventusit shumë shpejt, pasi kolumbiani do vetëm bardhezinjtë. Ai ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Luciano Spalletti, pasi është profili mëngjarash që rrit kualitetin dhe fizikun e një mbrojtjeje tashmë të plotësuar.

Lucumi nuk ka pasur dyshime që në momentin, kur në portën e tij trokiti Juventusi. Ai i ka komunikuar Bolonjës dhe agjentëve të tij se dëshiron të shkojë vetëm në Torino dhe kështu do të jetë. Kolumbiani mund të arrijë me fanellën bardhezi pikën më të lartë të karrierës.

Bologna kërkonte gati 30 milionë euro, por më pas ka zbritur në 20 milionë euro. Në prapavijë Spalletti bën kështu goditjen e dytë, pas Celik. Me ardhjen e Lucumi, dyshja e qendrës me Bremer do t’i jepte siguri trajnerit të Juventusit.

Teilen: