Pas zhgënjimit të madh në Euro 2024, Italia rikthehet sërish në fushë dhe do ta bëjë këtë për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve të UEFA-s 2024-2025 kundër Francës dhe Izraelit, të planifikuara për të premten më 6 shtator në “Parc des Princes” në Paris dhe të hënën në 9 shtator në “Bozsik Arena” në Budapest.
Trajneri Luciano Spalletti ka grumbulluar 23 lojtarë, teksa është thirrja e parë për Okolin dhe Brescianinin, ndërsa Tonali rikthehet pas vuajtjes së pezullimit.
I vetmi lojtar i madh që mungon është Nicolo Barella, të cilin Spalletti pranoi të mos e thërriste për ta lejuar që t’i nënshtrohej një operacioni të planifikuar ORL të shkaktuar nga problemet e sinusit në ditët në vijim.
Të dielën Italia do të mblidhet në Qendrën Teknike Federale në Coverciano, ku do të punojnë deri të enjten, kur është planifikuar të nisen për në Paris.
Të premten e 6 shtatorit ndeshja kundër Francës dhe të nesërmen në mëngjes transferimi në Budapest, ku do të luhet ndeshja kundër Izraelit.
Lista:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Atalanta), Alessandro Buongiorno (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Caleb Okoli (Leicester), Destiny Udogie (Tottenham);
Mesfushorë: Marco Brescianini (Atalanta), Nicolò Fagioli (Juventus), Davide Frattesi (Inter), Lorenzo Pellegrini (Roma), Samuele Ricci (Torino), Sandro Tonali (Newcastle);
Sulmues: Moise Kean (Fiorentina), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).