Monday, 4. May 2026
Sport

Spanja befasohet nga Gjeorgjia

GS 28/08/2025 1 Min. Lesezeit

Basketbollistët e Spanjës janë befasuar në ndeshjen e parë të “Eurobasketit”, pasi në kuadër të Grupit C, kanë pësuar humbje.

Në duelin e luajtur në Qipro, Spanja është mposhtur nga Gjeorgjia me shifrat 83:69.

Në fakt, Spanja nuk pati fare paraqitje të mirë në këtë përballje, pasi arriti ta fitojë vetëm çerekun e dytë dhe atë me vetëm një pikë dallim (18:17), ndërsa i humbi tre të tjerët për të pësuar në start të “Eurobasketit”.

Më efikasi te Gjeorgjia ndaj Spanjës ishte Alexader Mamukelashvili që regjistroi 19 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Ndërkohë, te Spanja vetëm tre basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore kurse më i dalluari ishte Juancho Hernangomez me 13 pikë e 8 kërcime.

Ndeshjen e radhës në grup, Spanja e luan kundër Bosnjë e Hercegovinës të shtunën, në të njëjtën ditë kur edhe Gjeorgjia përballet me Italinë.

Teilen: