• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spanja, besim te trajneri: rinovohet kontrata e De la Fuente

04/06/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Luis De la Fuente dhe Spanja, bashkë për një kohë të gjatë. Orët e fundit është zyrtarizuar rinovimi i trajnerit iberik, i cili tashmë prej muajsh ishte në ajër. Njoftimi zyrtar: “RFEF ka njoftuar trajnerin e Kombëtares për marrëveshjen efektive për rinovimin e kontratës së tij, siç ishte paralajmëruar në shkurt, si dhe rinovimin e stafit teknik”.

Luis de la Fuente mori drejtimin e ekipit kombëtar në dhjetor 2022 dhe udhëhoqi Spanjën për të fituar UEFA Nations League 2023, një titull shumë i rëndësishëm pas më shumë se një dekade pa sukses. Më tej, ai e kualifikoi skuadrën në Euron e kësaj vere, turne për të cilin kombëtarja po përgatitet që nga e shtuna e kaluar në Las Rozas.

De la Fuente drejtoi kombëtaren në 13 ndeshje, me një rekord prej nëntë fitoresh, dy barazime dhe vetëm dy humbje. Ai ka pasur më parë një karrierë të suksesshme në kategoritë më të ulëta dhe sukseset e tij përfshijnë një kampionat evropian me U 21 (2019), një tjetër me U 19 (2015), medalje argjendi në Tokio 2020 dhe ari në Lojërat Olimpike Mesdhetare 2018.

 

Next Post

Spanja, nën drejtimin e Luis de La Fuentes deri në Botërorin 2026!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.