Tuesday, 21. April 2026
Futboll Bota

Spanja, çfarë feste në Madrid për kampionët e Europës

GS 15/07/2024 1 Min. Lesezeit

Spanja u kthye në shtëpi, me një “pasagjer” më shumë në avion. La Roja, kampione e re e Euro 2024, ka zbarkuar në Madrid për festën e madhe në kryeqytet.

Para turmës, skuadra u prit në Pallatin Zarzuela nga familja mbretërore. Mbretëresha Letizia, mbretit Felipe dhe dy vajzat, Leonor dhe Sofia që kishin fanellën e kombëtares me numrin 10.

Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik, të paraprirë nga ministrja e Sportit Pilar Alegria dhe presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Pedro Rocha, përshëndetën dhe shtrënguan duart me familjen mbretërore. Kapiteni Alvaro Morata i dha mbretit Felipe një fanellë të Spanjës me numrin 4 dhe fjalët “Mbreti i Evropës”. Sovrani falënderoi kampionët për përpjekjet e tyre dhe që luajtën ashtu siç dinë të luajnë.

Teilen: