Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Spanja, De la Fuente pas rinovimit: Nuk kam menduar kurrë të largohem, jam aty ku dua të jem

GS 27/01/2025 1 Min. Lesezeit

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2028. Më pas ai bëri ​​disa deklarata në faqen zyrtare të RFEF, duke shpjeguar emocionet që ndjeu në momentin e nënshkrimit: “Jam shumë i lumtur dhe po e shijoj këtë surprizë që shpresoj të mos mbarojë kurrë”.

“E gjithë kjo duhet të shërbejë si motivim për t’u përmirësuar vazhdimisht. E rëndësishme është që ne kemi një lëndë të parë të pabesueshme, një grup pune të mrekullueshëm dhe një shtëpi, RFEF, e cila na mbështet dhe na mbron gjithmonë. Nuk kam menduar kurrë të largohem, jam aty ku dua të jem”.

Teilen: