• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Spanja dhe Kroacia kualifikohen”, legjenda angleze bën parashikimin: Italia eleminohet që në grupe

12/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë kampionët në fuqi të kompeticioni dhe padyshim nga ta pritet shumë. “Të Kaltërit” e Italisë do të nisin mbrëmjen e 15 qershorit rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian të futbollit, ku përballë tyre do të kenë “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë, në një sfidë që pritet të jetë sa spektakolare, aq edhe e luftuar në fushën e blertë.

Të shumtë janë ata që besojnë se Italia do të ecë gjatë në turneun e Gjermanisë, mirëpo komplet i kundërt në mendim është “legjenda” angleze e mbrojtjes, Jamie Carragher, i cili nuk e konsideron aspak si një Kombëtare të fortë, përfaqësuesen e “Të Kaltërve”, teksa në fjalën e tij për prestigjiozen britanike, “The Telegraph” është i bindur se Kombëtarja e Luciano Spalletti nuk do të kalojë as grupet e Euro 2024.

“Grupi më i bukur dhe ekuilibruar është ai i Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, unë mendoj se në fund do të kualifikohen Spanja si vend i parë dhe Kroacia si e dytë. Kroatët kanë në ekip një nga futbollistët më të mirë në histori: Luka Modric. Italia do të renditet e treta dhe Shqipëria e fundit.

Kam idenë që italianët nuk do të arrijnë të kualifikohen as si vend i tretë, ata do të mbeten në grup. Skuadra e Luciano Spalletti do të grumbullojë pak pikë, sepse ësht pjesë e një grupi shumë të vështirë. Anglia? Deri në gjysmëfinale po, por aty do të marrë fund rrugëtimi ynë. Do të jetë Franca që do të na nxjerrë jashtë”,-u shpreh Carragher. /i.m /abcnews.al

Next Post

Sevilla nuk llogarit në Januzajn

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.