Spanja vjen në këtë takim pas fitores me shifrat e thella 4-1 kundër Gjeorgjisë.
“Furia e Kuqe” kuotohet si favoritja kryesore për të fituar trofeun, dhe një gjë të tillë duhet ta vërtetojnë sot, ku kanë përballe vendasit gjerman.
Spanjollët janë totalisht të karikuar për këtë përballje, dhe pritet një lojë sulmuese nga ana e tyre.
Nga ana tjetër është Gjermania, që fitoi me vështirësi 2-0 kundër Danimarkës. “Pancerat” shihen si një ekip shumë i fortë duke shtuar si edhe ata kanë potenciale për të fituar Europianin, për arsyen kryesore sepse luajnë përballë publikut të tyre.
Ky i sotmi do të jetë kundërshtari i parë “i vërtetë” për “pancerat”, dhe duhet të tregohen shumë cinik sepse kanë përpara një Spanjë të “etur” për fitore.