• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spanja e Franca, barazim me mirëkuptim

22/07/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja e Franca gjysmëfinaliste të Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll për djem, që është duke u zhvilluar në Irlandën e Veriut dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Një barazim 2-2 që zhvlerësoi gjithçka të bukur që dhanë këto dy skuadra në 90 minuta, sepse në kohën shtesë prej tre minutash topi është qarkulluar vetëm në mbrojtjen spanjolle e francezët nuk bënin asnjë tentativë për të sulmuar.

Pajtuar të dyja skuadrat me këtë rezultat, ndërsa topi i gjatë i Gasiorovskit është hedhur në rrethin e mesit të fushës kur ishte koha e vërshëllimës përfundimtare të armenit Narbandian, ka lënë të pakënaqur gjithëkënd të pranishëm në “Inver Park” të Llarn në Irlandën e Veriut. Sa i përket kronikës, Buarbre e ka kaluar Francën në avantazh me një goditje potente nga rreth 20 metra në të 13’.

Në pjesën e dytë Dani Rodrigez, kjo në të 65’, lëshon një top tokazi, i cili përfundon pas shpinës së portierit Mirbah. E Spanja kalon në avantazh në të 74’, kur Simo me kokë, në një goditje këndi për iberikët, e dërgon topin në rrjetë. E goditja finale, e cila vendos barazimin 2-2, ka ardhur nga Antagana-Edera në të 90’, i cili shënon në të djathtë të portierit Raul Himenez.

E gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç, kjo më 25 korrik, do të jenë Itali – Spanjë dhe Francë – Ukrainë. Madje të katër këto skuadra, së bashku me fituesen e Play-off, Norvegji – Turqi, janë të kualifikuara për në finalet e Kampionatit Botëror të moshës deri në 20 vjeç në Kili më 2025-ën. Finalja e Europianit të moshës deri në 19 vjeç luhet më 28 korrik. 

 

Next Post

Klubi i njohur i Katarit me ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Gundogan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.