• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spanja humb një titullar përballë Zvicrës, Dani Olmo dëmtohet dhe mban në ankth Barcelonën

08/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një dëmtim ndaj Serbisë i ka kushtuar shumë shtrenjtë Dani Olmos, i cili ka lënë grumbullimin e  Spanjës dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit De La Fuente për ndeshjen kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve.

olmo

Futbollisti ndjente dhimbje në kaviljen e djathtë dhe mjekët kanë vendosur pas testeve që ta lejojnë të largohet nga grumbullimi për të mos rrezikuar më shumë një përkeqësim të situatës. Sipas mediave spanjolle, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë pasi nuk ka prekur ligamentet.

Megjithatë, mungesa e tij në stërvitje në këto ditë, mund të prishë edhe planet e Barcelonës, që sheh te Olmo një nga zgjedhjet kryesore për repartin e avancuar. Ai pritej të ishte mes titullarëve në ndeshjen e fundjavës ndaj Zhironës, por mbetet të shihet nëse do të riaftësohet në kohë.,

Ndërkohë, vendin e tij në radhët e Spanjës do ta marrë futbollisti i Valencias, Papelu.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zhvilloi paraqitje të mirë mbrëmë, flet Ylber Ramadani: E nisëm siç duhet, krenar që jam shqiptar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.