• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spanja “macja e zezë” e Kroacisë, nga 2012 në Ligën e Kombeve

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Klasikja” mes “zjarrit” dhe “furisë”, siç e titullojnë këto ditë disa media kroate (Vatreni, pseudonimi i kroatëve, mund të përkthehet si Zjarr), ka sjellë momente të paharrueshme, veçanërisht në kompeticionet e rëndësishme më të fundit.

spanje kroaci

Që nga goli i Hezus Navas që mposhti skuadrën e atëhershme të drejtuar nga Sllaven Biliç në fazën e parë të Europianit në Poloni dhe Ukrainë në vitin 2012, gjatë një dueli të barabartë në të cilin Iker Casillas shpëtoi disa gola dhe që ndoshta do të kishte një fat tjetër po të ekzistonte VAR-i, kroatët dhe spanjollët janë takuar në tri Kampionatet Europiane në vijim, në një fazë kualifikuese dhe gjithashtu në një finale të Ligës së Kombeve. Pothuajse gjithmonë fati i ka buzëqeshur “Furisë së kuqe”.

“Në vitin 2012, Spanja ishte shumë më mirë sesa sot. Por edhe atëherë ne patëm një shans për të fituar”, thotë veterani Domagoj Vida, i cili ka përjetuar shumicën e atyre përballjeve të vështira. Në Kroaci nuk fshihet pakënaqësia kundër Spanjës, e lehtësuar vetëm nga një fitore në fazën e grupeve të Kampionatit Europian “Francë 2016”. Atë ditë në Bordo, Morata ishte ai që kaloi në epërsi skuadrën që ende stërvitej nga Visente del Boske, Serxhio Ramos humbi një penallti, teksa më tej Kaliniç dhe Perisiç u futën në skenë dhe e kthyen rezultatin (2-1).

Ballkanasit zunë vendin e parë në grup, por në fazën e 1/8-ve u dorëzuan para Portugalisë që më pas do të shpallej dhe kampione e Europës. Spanja, e dyta, u çiftua me Italinë dhe gjithashtu humbi në të njëjtin raund eliminator. Që atëherë ka pasur edhe 4 përplasje të tjera ku Kroacia fitoi një. Tri fitoret spanjolle, megjithatë, kanë qenë aq të dhimbshme për Kroacinë saqë bënë që vendi ballkanik ta quante “La Roja”- n si “Macja e zezë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sylvinho ka vetëm një dilemë për formacionin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.