Kombëtarja e Spanjës është gjysmëfinalistja e dytë e Kampionatit Botëror 2026.
Kampioni në fuqi i Europës fitoi me mund të madh 2:1 ndaj Belgjikës në çerekfinale.
Fabian Ruiz kaloi spanjollët në avantazh në minutën e 30-të të ndeshjes.
11 minuta më vonë, De Ketelaere barazoi shifrat, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Spanja e pati iniciativën vazhdimisht, ndërsa golin e gjeti tek në minutat e fundit.
Ishte Mikel Merino që shënoi në minutën e 88-të, dy minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Kësisoj, Spanja e siguron gjysmëfinalen, aty ku do të përballet me nënkampionin e botës, Francën, e cila mbrëmë e eliminoi Marokun.
Teilen: