• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spanja në ankth para ndeshjes me Francën – top ylli në dyshim të madh shkaku i lëndimit

07/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, po përballet me një shqetësim të madh disa ditë para ndeshjes së tyre ndaj Francës. Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinale të Euro 2024 në një sfidë që premton spektakël.

‘Furia e Kuqe’ e siguroi kualifikimin në mesin e katër më të mirave pas fitores sensacionale me rezultat 2-1 ndaj Gjermanisë në kohën shtesë, ndërsa Franca e mposhti Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive.

Në një betejë të fortë e cila do të luhet në Munich më datë 9 korrik, De La Fuente do të mbetet i detyruar që të bëjë disa ndryshime, kryesisht për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve.

Tekniku spanjoll nuk është se kishe bërë ndryshime të mëdha në formacionin bazë gjatë këtyre ndeshjeve të Spanjës në Kampionatin Evropian, por që tani mund të mbetet i detyruar ta bëjë këtë ndaj Francës.

Dani Carvajal dhe Robin Le Normand janë mungesa të konfirmuara për spanjollët që do të thotë se në mbrojtje me shumë gjasa do të luajnë dyshja Nacho dhe Jesus Navas.

Sidoqoftë, një tjetër shqetësim që ka prekur kampin spanjoll është fakti se Dani Olmo dhe Fabian Ruiz që të dy morën goditje në ndeshjen ndaj Spanjës.

Sipas një raportimi të fundit nga Diario AS, Olmo me gjasë do të jetë i gatshëm, por në dyshim të madh mbetet Ruiz i cili në rast se nuk ia del për këtë ndeshje, do zëvendësohet me Mikel Merinon.

Merino ishte lojtari i cili realizoi gol në minutën e 119-të ndaj Gjermanisë për t’i siguruar Spanjës kualifikimin në gjysmëfinale.

Next Post

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Amerikës, Danilo: Duhet të jemi të durueshëm me lojtarët e rinj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.