Sunday, 4. October 2026
Sport

Spanja shkruan historinë, 41 ndeshje radhazi pa humbje

GS 04/10/2026 2 Min. Lesezeit

Spanja ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit ndërkombëtar, duke u bërë kombëtarja e parë e meshkujve që arrin 41 ndeshje radhazi pa pësuar humbje.

Ky rekord i jashtëzakonshëm u vulos pas fitores së sotme ndaj Çekisë, një sukses që i dha Spanjës edhe një tjetër arsye për të festuar. Ekipi spanjoll ka dëshmuar edhe një herë stabilitetin, cilësinë dhe vazhdimësinë e rezultateve në arenën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Një pjesë e madhe e meritës për këtë periudhë të artë i takon selektorit Luis de la Fuente, i cili ka arritur ta ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të qëndrueshme. Nën drejtimin e tij, Spanja ka arritur të triumfojë në kampionatin evropian, ndërsa ka vazhduar të jetë ndër kombëtaret më të forta në botë.

Fitorja ndaj Çekisë nuk ishte thjesht një tjetër rezultat pozitiv, por ishte edhe ndeshja që i dha Spanjës rekordin historik prej 41 ndeshjesh radhazi pa humbje.

Një seri e tillë është jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur në futbollin ndërkombëtar, ku çdo ndeshje sjell presion, kundërshtarë të fortë dhe sfida të ndryshme. Spanja, megjithatë, ka arritur ta ruajë vazhdimësinë dhe të mbetet e pamposhtur për një periudhë të jashtëzakonshme.

Me këtë rekord, La Roja vazhdon të forcojë statusin e saj si një prej kombëtareve më të suksesshme dhe më të qëndrueshme të futbollit modern. Tashmë, mbetet për t’u parë se sa larg do të mund ta zgjasë Spanja këtë seri historike./lajmi.net/

Teilen: