Friday, 27. March 2026
Sport

​Spanja tronditet nga një skandal i ri, dalin pamjet kur trajneri kap gjoksin e pjesëtares së stafit

GS 24/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skandalet seksiste kanë tronditur ekipin e futbollit të femrave të Spanjës pas fitimit të titullit botëror.

  

E para ndodhi gjatë ceremonisë së medaljes, kur presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Jose Rubiales, puthi kundër dëshirës së saj mesfushoren e kombëtares Jenni Hermoso.

Hermoso më pas tha gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram se nuk i pëlqente lëvizja e Rubiales.

Por presidenti nuk u ndal me kaq. Gjatë festës në dhomën e zhveshjes, ai përqafoi Hermoson dhe i tha: “Unë dhe ti do të martohemi në Ibiza”.

Tani janë shfaqur pamjet e trajnerit të Spanjës, Jorge Vilda duke festuar një gol kundër Anglisë duke shtrënguar gjoksin e ndihmës trajneres Montserrat Toma.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet./Lajmi.net/

  

  


Teilen: