Spanja ka siguruar praktikisht vendin e parë në kualifikueset e Botërorit 2026, teksa në raundin e parafundit të Grupit E mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Gjeorgjinë në transfertë me dy gola të Oyarzabal dhe finalizimet e Zubimendi-t e Ferran Torresit. Në ndeshjen tjetër të ketij grupi, Turqia fitoi 2-0 përballë Bullgarisë. Ndeshjet e fundit Spanjë – Turqi nuk pritet të ndryshojë renditjen përfundimare, pasi Turqisë i duhet një fitore e thellë 7-0 ndaj iberikeve për të marrë kreun.
Fitorja 2-0 ndaj Qipros, e afron edhe më shumë Austrinë me Botërorin 2026, pasi austriakët kryesojnë më 18 pikë. Fitorja minimale e Uellsit ndaj Lihtenshtajnit bën që ndeshje e fundit Uells – Maqedoni e Veriut te jetë vendimtare për vendin e dytë në grup.


