• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spanjë – Angli, finalja e madhe e Evropianit

14/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja apo Anglia? Kjo dilemë do të zgjidhet sonte me të përfunduar finalja e Kampionatit Evropian “Gjermania 2025”.

Finalja e madhe, do të nis në orën 21:00 dhe luhet në stadiumin e Berlinit, i cili ka një kapacitet prej 71 mijë ulëseve.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Me këtë ndeshje edhe do të mbyllet festa e futbollit në Gjermani, e cila nisi më datën 14 qershor.

Pas përfundimit të finales të “Euro 2024”, njëra prej dy kombëtareve do të festoj jo vetëm triumfin por edhe do të shkruajë historinë.

Spanja do të bëhej kombëtarja më e suksesshme në këtë garë me katër trofe të fituar, një më shumë se Gjermania kurse Anglia do ta shijonte për herë të parë këtë sukses. Për Anglinë, ky do të ishte trofeu i parë i madh pas 58 vjetësh pasi në vitin 1966 triumfoi në Kupën e Botës.

Duke pasur parasysh rrugëtimin e dy kombëtareve deri në finale, lirisht mund të thuhet se Spanja ka qenë e jashtëzakonshme. Në fakt, spanjollët tashmë kanë shkruar historinë me gjashtë fitore në po aq ndeshje të luajtura në këtë turne.

Bazuar në këtë, atëherë Spanja është favorite përball Anglisë, e cila ka pasur vështirësi gjatë këtij rrugëtimi ku në gjashtë ndeshje të luajtura ka tri fitore e po aq barazime, llogaritur këtu edhe triumfin ndaj Sllovakisë pas vazhdimeve në 1/8 e finales dhe Zvicrës në çerekfinale me penallti.

Në gjysmëfinale, Anglia e eliminoi Holandën kurse Spanja ishte më e mirë se Franca, ndeshje këto që i fituan me rezultatin identik 2:1.

Si Spanja ashtu edhe Anglia pritet të jenë të kompletuara dhe asnjëra prej kombëtareve nuk ka raportuar ndonjë lëndim pasi të gjithë futbollistët janë stërvitur një ditë para finales.

Spanjës për finale i janë rikthyer mbrojtësit Dani Carvajal e Robin Le Normand, të cilët munguan në gjysmëfinale për shkak të suspendimit.

Megjithatë, finalja pritet të jetë tejet interesante duke pasur parasysh se cila kombëtare të fitojë, Spanja apo Anglia, do ta shkruajnë historinë.

Next Post

Milani do të përjetojë një revolucion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.