Një tifoz u denoncua nga Prokuroria e Madridit për fyerje raciste ndaj futbollistit të Athletic Bilbao, Nicholas Ëilliams Arthuer, gjatë një ndeshjeje në stadiumin Metropolitano në Madrid. Faktet datojnë në 27 prillin e kaluar, gjatë një ndeshjeje të La Ligës në stadiumin e Madridit, kur futbollisti i kombëtares spanjolle dhe Athletic Bilbao u detyrua të duronte lloj-lloj ofendimesh nga tifozët e Atletikos së Madridit, njëri prej të cilëve u identifikua dhe tani raportohet nga Prokuroria.
Sipas rikonstruksionit të Prokurorisë, në minutën e 36-të të ndeshjes, kur lojtari po përgatitej për rivënie, “me përbuzje të dukshme për ngjyrën e zezë të lëkurës së tij” nga tribuna kanë rënë një seri ofendimesh raciste. Magjistrati hipotezon se autori i dyshuar është fajtor për një krim të dëmtimit të dinjitetit.