Spanja dhe Italia do ta gjejnë sërish veten përballë tyre në një tjetër kompeticion madhor. Që nga Liga e Kombeve në edicionin e kaluar (2023), dy nga gjigantët e futbollit botëror do të përballen mes tyre sonte në mbrëmje në Gelsenkirshen në ndeshjen e dytë në grupin B.
Por rivaliteti mes Spanjë dhe Italisë është shumë i hershëm në futbollin europian, që vetëm sa është ripërtërirë në vitet e fundit. Dy skuadra që janë përballur me njëra-tjetrën 40 herë dhe kanë qenë vendimtare për të dyja skuadrat për të siguruar një titull. Takimi është përsëritur disa herë vitet e fundit dhe shumica e tyre janë negative për interesat e skuadrës së Luis de la Fuente. Megjithatë, historia është në anën e “La Roja”-s. Takimi i parë me të cilin u përballën u zhvillua në Lojërat Olimpike të vitit 1920. Ndeshja për vendin e tretë përfundoi me fitoren 2-0 për Kombëtaren e Spanjës. Italia ishte eliminuar kundër Francës dhe Spanja kundër Belgjikës. Që atëherë, ata u përballën me njëri-tjetrin edhe tre herë të tjera në vitet ‘20 në këtë turne. Triumfe të Spanjës në vitin 1924 në raundin e parë dhe dy herë në çerekfinale. I pari prej tyre, pasi përfundoi në barazim 1-1, pati një tjetër ndeshje në të cilin italianët fituan 7-1.
KOMANDON SPANJA
Përballja e parë e madhe mes Spanjës dhe Italisë erdhi në Kupën e Botës. Ishte në vitin 1934, që u zhvillua në Itali. Ndeshja e parë u mbyll në barazim, duke kërkuar që për fituesin të zhvillohej një ndeshje e dytë, që përfundoi me një fitore të ngushtë për skuadrën vendase (Italinë). Ata do të takoheshin sërish në një Kupë Bote në çerekfinalen fatale të 1994-ës që skuadra e Havier Klementes u mund 2- 1 pas gabimit të Hulio Salinas dhe golit të Roberto Baxhos. Megjithatë, një tjetër arsye pse ndeshja mbahet mend është për shkak të bërrylit të Mauro Tasotit ndaj Luis Enrikes. Një tjetër nga turnetë madhështore në të cilat dy skuadrat u përballën mes tyre, siç do të zhvillohet këtë të enjte, është kampionati europian. Që kur u takuan për herë të parë në vitin 1980, e cila përfundoi në barazim, deri në edicionin e fundit në gjysmëfinale, janë zhvilluar shtatë takime.
Dy fitore italiane, një spanjolle dhe katër barazime. E fundit ishte një humbje për skuadrën e Luis Enrikes, i cili u eliminua në penallti përpara se Italia të mundte Anglinë në finale. Në Ligën e Kombeve ata janë përballur dy herë me njëri-tjetrin. Të dyja me triumfin spanjoll. Në triumfin e dytë vitin e kaluar, Spanja arriti të fitonte trofeun.
Italia në Euro
Pjesa tjetër e ndeshjeve janë miqësore, të cilat nisën të zhvillohen që nga viti 1924 dhe dueli i fundit i të cilave u zhvillua në vitin 2016. Në total janë luajtur 21 ndeshje në të cilat Italia ka fituar pesë, krahasuar me tetë që fitoi Spanja. Një seri ndeshjesh që në total arrijnë në 40 duele në të cilat Italia ka 11 fitore krahasuar me 13 që ka Spanja. Pjesa tjetër e ndeshjeve janë 16 barazime
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL