Thursday, 6. August 2026
Sport

Spartaku i Moskës “vesh me ar” Mirlind Dakun, zbulohen shifrat e çmendura të kontratës 3-vjeçare dhe prapaskenat

GS 06/08/2026 3 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare. Mirlind Daku është futbollisti më i ri i Spartak Moskës, në një prej transferimeve më të bujshme të kësaj vere në futbollin rus. Klubi nga kryeqyteti pagoi 11 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e largimit të sulmuesit shqiptar nga Rubin Kazan, duke investuar te një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit.

28-vjeçari ka firmosur një kontratë trevjeçare me Spartakun, ndërsa sipas informacioneve ekskluzive të Top Channel, ai do të përfitojë 4.2 milionë euro nga kontrata bazë, pa përfshirë bonuset që lidhen me golat dhe objektivat e ekipit.

NEWS  Plas grushti në miqësore, futbollistët shqiptarë fitojnë ndeshjen e kthyer në boks (Video)Në prezantimin zyrtar, Daku u shfaq me fanellën me numrin 19 dhe buzëqeshjen e një futbollisti që ka hedhur hapin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Në krah të tij ishte edhe menaxheri Shkumbin Qormemeti, i cili finalizoi negociatat për këtë transferim të rëndësishëm.

Lamtumirë mes emocionesh me Rubin Kazan

Para se të niste aventurën e re në Moskë, Daku u nda nga Rubin Kazan si protagonist. Në ndeshjen e tij të fundit ndaj Akron Toljatit, ai udhëhoqi skuadrën drejt fitores 2-1, duke lënë edhe një herë gjurmën e tij me një tjetër paraqitje vendimtare.

NEWS  “Babai nuk donte të bëhesha futbollist”/ Mesfushori i Kombëtares, Ramadani rrëfen jetën dhe karrierën e tijLamtumira ishte tepër emocionuese. Klubi rus publikoi një dokumentar rreth 20-minutësh kushtuar sulmuesit shqiptar, ku u përfshinë momentet më të bukura të tij me fanellën e Rubin Kazan, golat më të rëndësishëm, fjalimi prekës në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së fundit, si dhe momenti kur bashkëlojtarët e ngritën në krahë, ndërsa Daku nuk mundi të fshehte emocionet.

Nga 1.2 në 11 milionë euro

Transferimi te Spartaku i Moskës është shpërblimi i një rritjeje të jashtëzakonshme në karrierën e sulmuesit kuqezi. Në verën e vitit 2023 ai u transferua nga NK Osijek te Rubin Kazan për vetëm 1.2 milionë euro, ndërsa në pak më shumë se dy sezone u shndërrua në liderin e skuadrës dhe një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Premier Ligës ruse.

NEWS  E rrallë! Maran teston kuqezinjtë, UEFA cakton gjyqtarë shqiptarë për ndeshjen e KombëtaresSot, kartoni i tij vlen pothuajse dhjetë herë më shumë. Me fanellën e Spartak Moskës, Daku nis kapitullin më të rëndësishëm të karrierës, me synimin për të konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët shqiptarë më të spikatur në arenën ndërkombëtare.

Teilen: