• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spektakël

23/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Euroliga ka nisur fazën më të rëndësishme të sezonit pikërisht playoffin dhe atmosfera në Oaka Arena të Athinës e tregoi qartë se çfarë pritet në këto 3 javë. Panathinaikos ka fituar 87-83 përballë Anadolu Efes në takimin e parë mes tyre të një serie prej 5 ndeshjesh ku fituesi i 3 takimeve do të kualifikohet në Final Four të Abu Dabit.

Ndeshja nisi me avantazhin e lehtë të Panathinaikos, që në periodën e parë nuk i kalonte 5 pikë. Nisja ishte e mirë me eufori dhe me kosha nga Nunn Hernangomes dhe Osman por dhe Jurtseven me zhytjet e tij. Megjithatë, Efes nuk u step asnjë moment dhe me anë të Poirier qëndroi në lojë.

Perioda e dytë nisi më mirë për turqit pasi në momentin më të mirë të Panathinaikos, teksa ishin me 10 pikë avantazh, Efes arriti të shënojë 21 pikë radhazi dhe pëson vetëm 2. Kjo bën që rezultati të përmbyset.

Perioda e dytë është totalisht nën kontrollin e Efes teksa shënojnë në 10 minuta 30 pikë dhe arrijnë deri në 12 pikë avantazh. Në periodën e tretë, Panathinaikos bën përpjekje për ta përmbysur por afrohet deri në 2 pikë jo më tepër. Menjëherë, Efes merr masa dhe arrin në 12 pikë avantazh falë edhe nervozizmit të Nunn dhe trajnerit Ataman ku të dy marrin faull teknik.

Perioda e katërt nis më mirë për Panathinaikos pasi me një parcial 12-0 arrijnë të barazojnë 76-76. Nga këtu nis beteja pikë më pikë në të dy krahët, por Panathinaikos përveç protagonistëve të përhershëm në këtë ndeshje gjen dhe një as nën mëngë që është Hernangomez.

Fundi është vendimtar pasi me koshin në vlerën e 3 pikëve të Grant, Panathinaikos e siguron fitoren dhe tashmë seria udhëhiqet nga të gjelbërit 1-0. Lojtari më i mirë ishte pikërisht spanjolli Hernangomez me 20 pikë dhe 16 topa në tabelë, ndërsa një formë të mirë shprehu larkin në krahun tjetër me 17 pikë, 7 topa në tabelë dhe 4 assist. Ndeshja e dyte e këtij çifti do të luhet sërish në Athinë të enjten në 20:3.

Next Post

Sigal Prishtina – Trepça, sonte ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale të Play-Offit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.