Tuesday, 25. August 2026
Sport

Spektakël golash në Londër/ Arsenali turpëron Uest Hem-in, “topçinjtë” shkruajnë historinë me Saka-Odegard

GS 30/11/2024 1 Min. Lesezeit

Arsenal ka marrë një fitore bindëse 2-5 në transfertë ndaj Uest Hem-it në derbi, në javën e 13-të të Premier Ligës. Një fitore që ka lejuar skuadrën e Artetës të ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të renditjes. 

 ars-780x439

Gjithçka është vendosur në pjesën e parë, në të cilën janë realizuar plot shtatë gola. Mes protagonistëve të ndeshjes kanë qenë edhe Saka me Odegard, të dy të saktë nga pika e bardhë. Për herë të parë në historinë e Arsenalit, dy lojtarë të ndryshëm kanë shënuar me penallti në një pjesë të parë të Premier Ligës. 

UEST HAM-ARSENAL 2-5 – GOLAT – VIDEO

Teilen: