• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spektakël i garantuar/ Sot derbi i Mançesterit, ngre siparin e sezonit të ri në Angli

10/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

– Kampionët e Premier Ligës, Mançester Siti takohet me fituesin e Kupës FA, Mançester Junajtid në “Wembley” të shtunën për Superkupën e Anglisë 16:00, e cila do të ngrejë zyrtarisht perden e sezonit të ri.

man-city-vs-man-utd

– Ndeshja është një përsëritje e finales së Kupës FA 2024, kur Mançester Junajtid e mundi Sitin 2-1 në stadiumin kombëtar 77 ditë më parë.

– Kjo është hera e parë që dy rivalët e Mançesterit takohen në “Community Shield” që nga viti 2011, kur Mançester Junajtid fitoi me rezultatin 3-2.

– Skuadra e Erik ten Hagut, e cila ka fituar 21 herë Superkupën e Anglisë (një rekord), e nis sezonin e ri të Premier Ligës ditën e premte, kur do të presë Fulhamin në “Old Trafford” (ora 21:00).

– Ndërsa Mançester Siti që e fitoi titullin kampion katër herë radhazi sezonin e kaluar (një rekord në Premier Ligë), e nis mbrojtjen e kurorës kundër Çelsit të dielën, më 18 gusht (17:30).

– Mançester Siti parashikohet të fitojë “Community Shield 2024” nga superkompjuteri i “Opta”-s. Skuadra e Pep Guardiolës mbizotëroi brenda 90 minutave në 61.3% të simulimeve para ndeshjes.

– “Qytetarët” kanë rivalizuar në tre ndeshjet e mëparshme të Superkupës së Anglisë, por nuk kanë fituar asnjë prej tyre. Mançester Junajtid ishte skuadra e fundit që e humbi këtë finale katër radhazi (1998-2001).

– Erling Haland ka qenë i përfshirë në nëntë gola në gjashtë paraqitje kundër “djajve të kuq”: sulmuesi norvegjez i Sitit ka shënuar gjashtë gola, tre asiste).

– Ky do të jetë derbi i tretë i Mançesterit që do të luhet në “Wembley” në 15 muaj, pasi Siti e mposhti Junajtidin në finalen e Kupës FA 2023.

SITI

– Përballja e sotme do të shkojë direkt te penalltitë nëse rezultati do të përfundojë në barazim pas 90 minutave dhe nuk do të ketë kohë shtesë.

JUNAJTID

PANORAMASPORT.AL

Next Post

De Ligt në telashe, rrezikon deri në 3 vite burg

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.