Spektakël në BayArena në Leverkusen këtë pasdite me ekipin vendas përballë një Wolfsburgu të vendosur, që kaloi dy herë në epërsi, por nuk mundi ta ruante. Miqtë në fakt e thyen ngërçin në minutën e 5-të falë autogolit të Mukiele, por u parakaluan nga “Aspirinat” me golat e Wirtz dhe Tah.
Mirëpo, miqtë e përmbysën para përfundimit të pjesës së parë me Bornauë dhe Svanberg. Në pjesën e dytë Bayer menjëherë barazoi me Hincapie, por goli i fitores, me Wolfsburgun në 10 për shkak të kartonit të kuq të Gerhardt në minutën e 88-të, erdhi vetëm në shtesë falë Boniface që lejoi Leverkusen të ngjitej në kuotën e 9 pikëve në klasifikim.