Çerekfinalja e parë mes Real Madridit dhe Bayern Munich, e luajtur në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar 1-2 për bavarezët.
Minutat e para ishin më të mira për bavarezët. Rreziku i parë erdhi nga Michael Olise në minutën e 7-të, por goditja e dënimit nga francezi përfundoi mbi traverësë. Në minutën e 9-të, Dayot Upamecano kishte shansin e artë të gjente golin, por gaboi gjithçka i vetëm para portës.
Në minutën e 18-të, Real Madridi provon me Vinicius Junior, por goditja e bukur e brazilianit ndalet mjeshtërisht nga Neuer. Në minutën e 29-të, Mbappe pati një super mundësi për të gjetur golin, por Neuer tregohet fantastik. Në minutën e 35-të, goditja ballore e Vinicius Junior ishte shumë e lehtë për Neuer.
Sfida u zhbllokua në minutën e 41-të. Aksion model i bavarezëve, asiston Serge Gnabry, shënon Luis Diaz. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bayern. Pjesa e dytë nis direkt me gol. Pas një topi të humbur në mesfushë nga madrilenët dhe kundërsulmit të shpejtë të bavarezëve, ishte Harry Kane që gjeti golin me një goditje të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë, pas asistit të Michael Olise.
Në minutën e 74-të, Real Madrid ngushton shifrat. Aksion i shpejtë i madrilenëve, Alexander Arnold asiston, Mbappe shënon. Në minutën e 83-të, Vinicius Junior i afrohet golit të barazimit, por edhe njëherë tjetër Manuel Neuer i thotë “jo”. Rezultati final 1-2. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Allianz Arena”.