Monday, 30. March 2026
Sport

Spektakël në Elbasan Arena, Tirana fiton me përmbysje ndaj Dinamo City

GS 27/08/2023 1 Min. Lesezeit

Tirana ka fituar 2-3 në Elbasan Arena ndaj Dinamo City.

Një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet, me plot pesë gola të shënuar, por edhe tre penallti të akorduara.

Skuadra e Di Biagos kaloi e para në avantazh falë një goli të shënuar nga Luis Kaçorri me kokë në minutën e 24-t.

Megjithatë avantazhi zgjati pak, pasi 6 minua më vonë, Tirana vendosi baraspeshën me një gol të shënuar nga Ardit Hila.

Në minutën e 59-të, një prekje me dorë e Hoxhallarit në zonë, solli penallti për Dinamo City dhe Denisson nuk gaboi nga 11 metra.

Barazimi do të vendosej sërish nga një penallti, kur në minutën e 74-t, Hasani ndalet në zonë në mënyrë të gabuar dhe Latifi nuk gabon përballë Rexhepit.

Ishte përsëri një penallti e akorduar në minutën e 92-të për Tiranën, për prekje me dorë dhe këtë herë ishte Hasani që shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për skuadrën e tij.

Teilen: