• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spektakël në Ligën e Kampioneve, në play-off përplasen të mëdhenjtë e Europës

10/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

WhatsApp Image 2025-02-10 at 11.17.27

Pas një rrugëtimi elektrizues si ai që u përmbyll me një maratonë të paprecedentë ndeshjesh dhe përcaktoi 8 skuadrat më të mira të Evropës, që kaluan direkt në fazën tjetër, tashmë na presin të tjera emocione. Jemi në Playoff, ku 16 skuadra do të përplasen mes tyre për 8 vende të tjera që do të plotësojnë Top 16-en evropiane. Rastësia, fati, një sezon i mbrapshtë, apo një gabim i minutës së fundit, e deshi që mes tyre të jenë disa nga klubet më të suksesshme evropiane të të gjitha kohërave, që, sic pakkush e mendonte, do të sfidohen në Playoff për të siguruar ecurinë më tej. Dhe për tifozët e panumërt të Champions League, kjo do të thotë sërish magji, sërish spektakël, sërish emocione të papërmbajtshme.

WhatsApp Image 2025-02-10 at 11.17.26

Në 2 raunde, i pari mes të cilëve luhet në mesjavë, disa nga ekipet më të mira kontinentale luajnë shansin e fundit drejt lavdisë evropiane, duke dhuruar disa superduele. Më i shumëprituri mes të cilëve, sfida që duket si një histori nderi dhe prestigji dhe që përsëritet edhe një herë. Manchester City dhe Real Madrid zbresin në fushë të martën në një ndeshje drejt së cilës do të kthejnë sytë miliona tifozë futbolli. Po të martën luhet edhe dueli i parë italo-holandez, ai mes Juventusit dhe PSV-së, ndërkohë që gjermanët e Dortmundit fluturojnë drejt Lisbonës ku i pret Sportingu dhe Paris St Germain drejt Brestit, në atë që mund të konsiderohet si një derbi francez.

WhatsApp Image 2025-02-10 at 11.17.26 (1)

Ndërsa, mbrëmja e së mërkurës, mirëpret të dytin duel italo holandez, atë mes Feyenoord dhe Milanit, tashmë me një ekip të ristrukturuar, teksa Atalanta, që vetëm 1 pikë e coi në Playoff shkon drejt Bryzhit për ta siguruar tani kualifikimin, por edhe dy duelet e tjera të së mërkurës, mes Celtic dhe Bayern apo Monakos dhe Benfikës do të jenë vendimtare, sepse, nëse na mësoi dicka Faza e Ligës dhe formati i ri i Ligës së Kamopionëve, ishte se asgjë nuk mund të parashikohet.

WhatsApp Image 2025-02-10 at 11.17.26 (2)

Me të tilla supersfida, na presin sërish netë magjike.

Kjo është madhështorja Uefa Champions League, e gjitha për t’u shijuar vetëm dhe ekskluzivisht në kanalet e Tring Sport, platformës më të madhe dhe gjithëpërfshirëse sportive në vend.

WhatsApp Image 2025-02-10 at 11.17.25

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Ferizaj-Feronikeli, dueli për t’i ikur zonës së rënies

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.