Përballja mes Atletico Madridit dhe Real Sociedadit e vlefshme për javën e 27-të në La Liga, ka dhuruar një spektakël të vërtetë në “Metropolitano”, aty ku në fund “Colchoneros” fituan 3-2. Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të, ku Alexander Sorloth gjeti rrjetën pas një topi të ardhur nga një rivënie e gjatë anësore. Në minutën e 9-të, Carlos Soler barazon shifrat me një goditje të bukur me të majtën, pas asistit të Luka Sucic. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
20 minutat e fundit të ndeshjes sollën 3 golat e tjerë. Në minutën e 67-të, pas një kombinimi të bukur mes tyre, Antoine Griezmann asiston me finte, Nicolas Gonzalez dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 68-të, Mikel Oyarzabal shkund rrjetën e Oblak me një gol fantastik nga kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 81-të, ishte sërish futbollisti i ardhur nga Juventus, Nicolas Gonzalez që shënoi me kokë këtë herë, pas krosimit perfekt të Matteo Ruggeri. Atletico Madrid fiton 3-2 dhe mban vendin e tretë me 54 pikë. Real Sociedad mbetet në vendin e tetë me 35 pikë.