Kryesfida e javës së 35-të në Premier League, mes Manchester United dhe Liverpool është mbyllur 3-2 për “Djajtë e Kuq”. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një goditjeje dënimi ishte Matheus Cunha që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës.
Në minutën e 13-të, ishte Benjamin Sesko i cili shënoi golin e dytë pas një krosimi në zonë dhe asistit me kokë të Bruno Fernandes. Për golin e sllovenit u desh edhe ndërhyrja e VAR-it, për ta konfirmuar të rregullt. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për “Djajte e Kuq”.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Liverpool-in, që gjeti golin që në minutën e 47-të me Dominik Szoboszlai. Hungarezi tregoi gjithë klasin e tij duke depërtuar bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të mjatën.
Në minutën e 55-të, portieri i United, Senne Lammens, bëri një gafë fatale, nga e cila erdhi goli i barazimit nga Cody Gapko. Në minutën e 77-të, Kobbie Mainoo shënoi golin e tretë për “Djajtë e Kuq”, me një goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë. Kujtojmë se Maino pak ditë më parë rinovoi zyrtarisht kontratën e re me United dhe sot e feston me gol ndaj rivalit historik si Liverpool.
Sfida mbyllet 3-2 për “Djajtë e Kuq”, të cilët renditen në vendin e tretë me 64 pikë. Liverpool renditet në vendin e katërt me 58 pikë. “Djajtë e Kuq” e kanë siguruar zyrtarisht biletën për në Champions League për sezonin e ri, Liverpool ende jo zyrtarisht.