Wednesday, 15. July 2026
Sport

Spektakël në Tetovë, Struga Trim kampion i ri, Shkëndija në lot

GS 12/05/2024 2 Min. Lesezeit

Struga Trim Lum është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut në futboll.

Është titulli i dytë në histori për klubin shqiptar.

Spektakël në Tetovë, Shkëndija në lot duke e humbur titullin para shikuesve të vet “Ballistët”.

Mbi 10 mijë shikues sot krijuan atmosferë të zjarrtë e që besa vendasve u duartrokitën Ibraimi dhe Radeski, ish lojtarëve të Shkëndijes. 

Struga Trim Lum ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijes, në derbin e madh e të javës së 32-të dhe vendimtar për titullin e kampionit. 

Struga Trim Lum është në epërsi me 0:1 nda Shkëndijes së Tetovës, në derbin e madh e për titull të javës së 32-të të elitës së futbollit në Maqedoni të Veriut.

Shkëndija pati mundësi ideale në minutën e 4-të përmes Krasniqit por nuk realizuan.  

Besart Ibraimi ka pas rast ideal në minutën e 13-të por portieri i Shkëndies Taleski e ka shpëtuar portën.

Në minutën e 38-të, Endrit Krasniqi nga afërsia nuk shënoi, portieri i Strugës Kjoshevski me këmbë e shpëtoi portën.

Kur nuk shënon edhe pëson, është një rregullt i pashkruar në futbolll, 

Besart Ibraimi nga rreth 20 metra shënoi eurogol e në këndin e majtë, 0:1 në minutën e 43-të. 

Shkëndija pati tri raste ideal në pjesën e parë por portieri i Strugës në nivelin e lartë të detyrës.

Në minutën e 48-të, futbollisti Bruno Dita nuk reagoi si duhet dhe topi shkoi deri të Radeski i vetmuar, i cili  nga 12-13 metra me

gjuajtje të fortë e përtokë shënoi në këndin e poshtëm të majtë, për 0:2.  

Ky i top i gjatë u pasua nga Zguro dhe Radeski me mjeshtri e finalizoi në gol.

Bunjamin Shabani i Struga Trim Lum, nga rreth 11 metra shpërdori rast ideal, në vend që të shënoi por gjuajti plogësht e drejt në duart e portierit Taleski në minutën e 55-të.

Struga me fat në minutën e 58-të, Dita goditi me kokë por traversa ia mohoi golin.

Struga Trim Lum është në krye me 64 pikë, pasojnë Shkëndija me 61 dhe Shkupi ka 59 sosh.

Teilen: