• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spektakël pa fitues në Anfield, City reziston përballë Liverpoolit

10/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbyllet në barazim 1-1 supersfida e javës së 28 në Anfield mes Liverpool dhe Manchester City. Një 90 minutësh që prodhoi spektakël të jashtëzakonshëm, teksa të dyja skuadrat tentuan deri në fund të fitonin ndeshjen. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të John Stones në minutën e 23. Mesfushori përfitoi nga një goditje këndi e ekzekutuar nga De Bruyne dhe befasoi portierin Kelleher.

Në vijim, Liverpool tentoi në disa raste dhe iu afrua golit, të cilin në fakt e gjeti vetëm në fraksionin e dytë. Ake gaboi me një top të kthyer në drejtim të Ederson dhe Nunez përfitoi duke i marrë një penallti brazilianit. Nga pika e bardhë Mac Allister shënoi dhe barazoi ndeshjen.

Ishin minuta të mira për Liverpool që pati dy raste të arta me Luis Diaz që gaboi në mënyrë të pafalshme. Në fund, City mund ta fitonte ndeshjen me Doku, por goditja e këtij të fundit u ndal nga shtylla. Përfundimisht, sfida u mbyll 1-1, me një barazim që i bën punë Arsenalit që mban kreun me 66 pikë ndërsa nga Liverpool mbetet me 64 pikë në vendin e dytë, City ndërkohë në të tretin me 63 pikë.

Next Post

Tiranën e nderon 11-metërshi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.