Thursday, 23. April 2026
Sport

Spektakli i ‘El Clasico’-s në foto

GS 26/10/2025 1 Min. Lesezeit

“El Clásico” i fundit në “Santiago Bernabéu” dhuroi emocione të forta dhe pamje që do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve. Real Madridi triumfoi 2-1 ndaj Barcelonës në një ndeshje plot pasion, tension dhe spektakël.

Nga përqafimi i Mbappé me Bellingham pas golit të parë, te festimi i çmendur i anglezit pas golit të fitores, çdo moment tregoi shpirtin luftarak të skuadrës së Xabi Alonsos.

Vinicius shpërtheu në driblime, ndërsa Courtois shpëtoi madrilenët me pritje vendimtare. Në tribuna, tifozët bardhezi krijuan një atmosferë elektrizuese me koreografi të mahnitshme dhe pankarta që i dhanë ndeshjes një pamje madhështore.

El Clásico i tetorit 2025 do të kujtohet jo vetëm për rezultatin, por edhe për imazhet e triumfit, krenarisë dhe pasionit që e bëjnë këtë rivalitet unik në botë.

Teilen: