Monday, 4. May 2026
Sport

Spekulimet e lidhin me Barçën e PSG, flet Kimmich

GS 13/01/2024 1 Min. Lesezeit

Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich thuhet se është afër largimit nga “Allianz Arena”, me Barcelonën dhe Paris Saint-Germain të interesuara për të.

Kontrata e Kimmich me Bayernin skadon në muajin qershor të vitit 2025.

Kimmich i është përgjigjur këtyre spekulimeve, duke e konfirmuar se ai nuk do të largohet nga Bayerni në muajin janar.

“Jam i fokusuar vetëm te Bayerni. Për mua, nuk vjen në shprehje dimri assesi”, tha Kimmich.

Po ashtu, gjermani foli edhe për çështjen e kontratës së tij.

“Në një pikë klubi do të më kontaktojë mua, dhe ne do të bisedojmë mes nesh dhe jo me mediat”, tha Kimmich.

Teilen: