• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spikat takimi Apolonia – Vllaznia

19/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur sot me takimin e parë, Laçi – Partizani. Të kuqet e Partizanit do të udhëtojnë drejt Laçit, në një sfidë ku synim kryesor janë tre pikët. Takimi luhet në ora 16:00.

Të shtunën do të zhvillohen tre ndeshje të tjera të javës së 17-të. Skënderbeu do të udhëtojë drejt Durrësit, ku do të përballet me Teutën, me sfidën që do të luhet në ora 11:00. Lushnja do të presë Gramshin në shtëpi duke nisur nga ora 14:00.

Këtë javë spikat sfida Apolonia – Vllaznia, një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar. Pavarësisht se edhe në kampionatin e vajzave do të aplikohet formula “Final 4” dhe kampionia e këtij edicioni do të shpallet nga ndeshjet që do të luhen pas mbarimit të fazës së dytë, shkodranet nuk duan ta lëshojnë vendin e parë në kampionat dhe objektiv kanë fitoren. I njëjti objektiv është edhe për vajzat e Fierit, që ‘favorizohen’ nga faktori ‘shtëpi’. Ndeshja luhet të shtunën në stadiumin “Loni Papuçiu” në ora 16:00

Java e 17-të e “Abissnet Superiore” për vajza do të mbyllet të dielën me sfidën, Kinostudio – Tirana. Vajzat bardheblu do të kërkojnë të lënë pas disfatën me Vllazninë dhe të rikthehen te fitorja. Nga ana tjetër, Kinostudio nuk ka asnjë shans për në “Final 4”. Ndeshja do të luhet në QKS Kamëz në ora 10:00.

“Abissnet Superiore“ për vajza – Ndeshjet e javës së 17-të:

Laçi – Partizani 19.04.2024, ora 16:00

Teuta – Skënderbeu  20.04.2024, ora 11:00

Lushnja – Gramshi 20.04.2024, ora 14:00

Apolonia – Vllaznia 20.04.2024, ora  16:00

Kinostudio – Tirana  21.04.2024, ora  10:00

Next Post

VIDEO/ Çabi Alonso bëhet gati për hakmarrjen ndaj Romës, me stafin feston eliminimin e Milanit: Futbolli na dha një shans të dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.