• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

S’po e lënë rehat, Premier League po heton Chelsean në kohën e Abramovich

08/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Premier League po heton pagesat e Chelsea për kompanitë sekrete offshore nën drejtimin e Roman Abramovich.

Sipas Daily Mail duke iu referuar The Times, pronarët e rinj të klubit zbuluan një sërë transaksionesh të parregullta në procesin e blerjes dhe njoftuan Federatën e Futbollit të Anglisë (FA), Premier League dhe UEFA.

  

Ndërsa shkelja e mundshme e rregullave ndodhi nën Abramovich, Chelsea mund të përballet me një dënim të ashpër nga Premier League në formën e një gjobe dhe heqje pikësh.

Burime të njohura me rastin thanë se u identifikuan pagesa për rreth gjashtë kompani offshore. Pagesat, të vlerësuara në miliona, dyshohet se lidheshin me transferimin e lojtarëve që nuk ishin regjistruar si pjesë e raportimit financiar në Premier League dhe UEFA.

Përveç kësaj, disa nga kompanitë offshore ishin të lidhura me agjentë dhe ndërmjetës futbolli, dhe disa me Rusinë, megjithëse ende nuk është bërë e mundur të përcaktohet se kush qëndron pas kompanive të tjera.

Kujtojmë se në pranverën e vitit 2022, biznesmeni rus Roman Abramovich shiti Chelsea. Pronari i ri është Todd Bowley. Grupi i pronësisë së Chelsea përfundoi blerjen e klubit më 30 maj 2022.

  

  


Next Post

VIDEO/ Plas sherri në miqësoren e “Trofeut Berluskoni”, shikoni si Leao përplaset me Galjardinin 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.