Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka parë skuadrën e Barcelonës në disavantazh të dy golave, më pas të përmbysë gjithçka në favorin e saj në 4-2 dhe në fund të arrihet nga Atletiko në një 4-4 spektakolare të çmendur.
Janë pikërisht dy golat e pësuar në fund ato që kanë zhgënjyer disi trajnerin gjerman të Barcelonës në analizën që ai ka bërë pas takimit. “Për ata që janë tifozë neutralë, kjo ka qenë një ndeshje që do ta kujtojnë gjatë. Sigurisht që ka qenë një ndeshje shumë e bukur mes dy skuadrash shumë të mira.
Në fakt, pritej, duke parë gjendjen tonë dhe të Atletikos. Ne e kemi nisur keq, kemi pësuar dy gola të shpejtë, por nuk jemi shpërbërë. Kemi kaluar momentin negativ dhe kemi reaguar fort. Kemi shënuar 4 gola, por pikërisht e kemi pësuar në fund, atëherë kur kemi menduar se mund ta kishim fituar takimin. E dinim se finalja nuk do të vendosej në Barcelonë, por më vjen keq për golat e pësuar në fund”, tha Flik.
PANORAMASPORT.AL