Sporti është mjet thelbësor për zhvillimin e demokracisë në Kosovës, por edhe në njohjen dhe ndërkombëtarizimin e shtetësisë së Kosovës. Kështu është thënë në panelin e diskutimit me temë “Sporti dhe demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen”.
Në këtë panel morën pjesë deputet të kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të federatave të ndryshme sportive të Kosovës.
Me këtë rast, ish-drejtori i NDI në Kosovë, Alex Chavarria në fjalën e tij potencoi rëndësinë e madhe që sporti ka në zhvillimin e demokracisë përmes aktiviteteve të ndryshme që sjellin bashkimin e njerëzve dhe thyen barriera të mëdha ndërmjet tyre.
Chavarria: Sporti i dha mundësinë Kosovës që të njihet ndërkombëtarisht
“Është shumë me rëndësi të shohim se sa i rëndësishëm është roli i zhvillimit të demokracisë. Sporti i bashkon njerëzit, i rrëzon barrierat sociale dhe promovon përfshirjen dhe barazinë. Mendoj që këtë nuk e kuptojmë sa duhet në jetën tonë të përditshme…Si i tille, nuk ka dyshim se sporti ka ndikim të thellë në demokracinë e Kosovës, është ndjenjë e krenarisë nacionale, kombëtare që mund të krijohet nga ndërveprimi sportiv sepse kështu duhet të veprojmë me shoqërinë…Sporti ia ka dhënë mundësinë Kosovës që të njihet ndërkombëtarisht gjithashtu dhe që atëherë, kanë qenë tri Lojëra Olimpike që kur Kosova është bërë pjesë dhe nëse kam numëruar mirë, i keni pesë medalje të arta”, theksoi
Ndërsa, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha ka vënë në pah rëndësinë që ka sporti për imazhin e Kosovës jashtë vendit, duke e arritur këtë në formën më të mirë përmes sukseseve të mëdha në garat sportive ndërkombëtare.
Hoxha: Përmes sportit Kosova ka dëshmuar se çfarë mund t’i jap botës
“Nëse flasim për kulturë dhe për sport, zakonisht Kosova ndryshon në sytë e të tjerëve si imazh dhe si brenda i një shteti të ri për shkak të sukseseve që kjo kategori e njerëzve ose kjo platformë sportive u krijon mundësi edhe të rinjëve por edhe krijon një pikëpamje të re dhe një mundësi të re të leximit të potencialit të shtetit se çfarë mund të jetë nga brenda dhe çfarë mund t’i jap Evropës dhe botës një shtet me një shoqëri shumë të re”, theksoi Hoxha.
Ndërsa kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës kërkoi më shumë gjithëpërfshirje të grave në vendimmarrje nëpër federatat sportive, duke theksuar se FBK është shumë e përkushtuar në këtë drejtim.
Fetahu: FBK përkrah gjithërfshirjen dhe parimin e demokracisë në organet e saj.
“Ne e kemi këtu deficitin si vend, jo vetëm në basketboll por në të gjitha sportet besoj dhe ne kemi vendosur që ato t’i subvencionojmë në të gjitha nivelet. Prej garave shkollore që organizohen si pjesë e programit Sport në shkolla e deri tek garat seniore, nëse merresh me basketboll në Kosovë, nuk do të paguash asgjë. Kjo ishte për ta trajtuar çështjen e barazisë gjinore dhe të gjithpërfshirjes si parime të tjera të demokracisë. Masat stimuluese janë aty jo vetëm për femrat, masat stimuluese kemi edhe për të rinj, por edhe për veteran, kemi edhe më programin Sport në shkolla”, tha Fetahu.
Në panel gjithashtu u kërkuar më shumë përfshirje të grave në proceset vendimmarrëse të të gjitha feteratave dhe organizatave të ndryshme sportive në vend.