Thursday, 13. August 2026
Sport

Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

GS 13/08/2026 2 Min. Lesezeit

Është ndarë nga jeta Agim Bubeqi, një prej futbollistëve të spikatur të Flamurtarit të Vlorës gjatë viteve ’80, periudhë e artë për klubin vlonjat.

Bubeqi, i lindur më 7 prill 1963, e zhvilloi të gjithë karrierën e tij profesionale me fanellën e Flamurtarit, ku luajti në rolin e sulmuesit. Ai ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare, me të cilën zhvilloi 6 ndeshje.

NEWS  Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes, zbulohet fanella që do të veshë Kombëtarja në përballjen me PoloninëIsh-futbollisti është gjetur pa jetë në apartamentin e tij. Dyshohet se ai kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar Policinë.

Agim Bubeqi ishte pjesë e një prej brezave më të rëndësishëm në historinë e Flamurtarit, skuadër që gjatë viteve ’80 u shndërrua në një prej ekipeve më të forta të futbollit shqiptar dhe la gjurmë edhe në arenën europiane.

NEWS  Cristiano Ronaldo vendos për të ardhmen, mësohet data se kur do të lërë kombëtaren e PortugalisëMësohet se prej disa vitesh Bubeqi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka trishtuar komunitetin sportiv vlonjat dhe të gjithë ata që e kanë njohur e ndjekur në vitet e arta të Flamurtarit.

Teilen: