Tuesday, 7. April 2026
Sport

Sporting-Arsenal, Arteta: Ata kanë shumë cilësi, në shtëpi janë të fortë

GS 06/04/2026 2 Min. Lesezeit

Arsenali bëhet gati për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, do të përballet me Sporting në Estádio José Alvalade(Lisbonë). Trajneri i skuadrës angleze, Mikel Arteta ka folur në konferencë për shtyp: “Bukayo Saka dhe Jurriën Timber nuk kanë udhëtuar me ekipin, nuk janë ende gati. Shpresojmë që ata të jenë të disponueshëm për fundjavën nëse gjithçka shkon mirë”.

Për kundërshtarin – “Kur shikon se çfarë kanë bërë ata (Sporting CP), veçanërisht në shtëpi, mënyrën se si janë sjellë në këtë sezon të Champions, ekipet që kanë mposhtur, e dimë vështirësinë e ndeshjes. Kjo është arsyeja pse e duam edhe më shumë”.

Arteta për përballjen e Viktor Gyökeres ndaj ish-klubit të tij: “Mendoj se është shumë i emocionuar. Është plot mirënjohje për kohën e tij këtu. Mund ta kuptosh nga mënyra se si flet për klubin, lojtarët, stafin, të gjithë përreth klubit. Përvoja që pati me Sporting ishte një pjesë kaq e rëndësishme e udhëtimit të tij”.

Arteta zbulon se i kërkoi Viktor Gyökeres informacion mbi Sporting: “Sigurisht që i kërkova, vetëm për të kuptuar dinamikën, kulturën këtu dhe për të pasur më shumë informacion rreth tyre që mund ta përdorim në favorin tonë. Ata kanë shumë cilësi, ajo që po bëjnë është e jashtëzakonshme dhe rekordi që kanë në shtëpi është thjesht i pabesueshëm”.

Teilen: