Friday, 31. July 2026
Sport

Sportisti shqiptar shfaq shqiponjën dykrenare në Beograd

GS 31/07/2026 1 Min. Lesezeit

Luftëtari shqiptar, Dennis Buzukja, do të paraqitet të shtunën mbrëma në ngjarjen e UFC-së në Beograd.

Buzukja, që jeton në SHBA, do të përballet me Bogdan Grad.

Të premten gjatë ceremonisë së matjes zyrtare, Buzukja ka formuar me dy duart figurën e shqiponjës dykrenare.

Buzukja në Instagram ka publikuar në storie momentin e shqiponjës.

Për këtë kanë shkruar mediume të shumta në Serbi. Shumica prej tyre e kanë vlerësuar provokim.

Teilen: