• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

S’pyet as për Haland e Mbape/ “Jashtëtokësori” Kejn me shifra të çmendura, anglezi gati të thyejë rekordin e Levës

31/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fenomenal”, termi ide al për të përshkruar aventurën e Herri Kejnit me fanellën e Bajernit në sezonin 2023-2024. Statistikat e futbollistit me numër “9” në ekipin e kampionëve të Bundesliges nuk lë vend për dyshime, përkundrazi.

kejn

Kejn erdhi me mision te qartë në kampin e rekordmenëve gjermanë, zëvendësimin e golave të Robert Levandovskit, i cili ka marrë profilin e një “miti” për sa u përket realizimeve, aty ku sezoni 2020-2021 shënoi edhe rekord në lidhje me numrin më të lartë të realizimeve vetëm në kampionat, konkretisht 41 gola në harkun e 29 prezencave, çmenduri. Mesatarisht Leva e ka dërguar topin në rrjetë përgjatë etapës së mësipërme 1.4 gola për ndeshje.

kejn

KEJN, MBI LEVËN

”Pyka” e Bajernit në ciklin aktual e ka përshëndetur portën mike në distancën e 9 javëve Bundesligë 12 herë dhe nëse ai vazhdon me të njëjtin ritëm, pas 34 raundesh do të kapë kuotën e 45 golave, teksa “pronësia” e Levës si “mbret” i finalizimeve në një sezon të vetëm do të kalonte në plan të dytë, duke ia hapur krahun goleadorit anglez.

kejnnnn

Është fakt se Tuheli nuk e ka lënë në stol në asnjë takim të kampionatit Herrin, por që me shumë gjasa trendi do të prishet kur të nisë periudha “e nxehtë” në fronte të ndryshme.

E dhëna e frikshme prej 34 golash në vigjilje të 9 javëve nga kampionët e Gjermanisë, të jep bindjen se ata i kanë “kartat” e duhura për të furnizuar mjaftueshëm Kejnin me topa drejt portës. Borusia Dortmund do të shërbejë si test i rëndësishme në vijueshmërinë e kalkulimeve, pra do të jetë i njëjti “vrastar” në kuadrat edhe ndaj rivalëve “seriozë”.

LOJTARI MË PËRFSHIRËS NË GOLA

Plotë 17 herë është vendosur emri i Herri Kejnit në tabelë si shënues dhe asistues të Bundesligës (12 gola, 5 asiste), përkthyer si futbollisti me kontributin më të lartë në “top 5” ligat kryesore të Europës. Mesatarisht rezulton se sulmuesi i bavarezëve shërben apo shënon 1.88 raste për ndeshje. Serhu Guirasi, i cili vetëm para disa javësh bëri bujë me rekord në ligën gjermane, është zhvendosur në vijë dytësore rreth kontributit në total.

kejn 222

Erling Haland rreshtohet në shkallën më të ulët të 3-shes së parë, për t’i lënë vend një tjetër futbollisti të kalibrit botëror si Kilië Mbape, me 1.22 përfshirje goli. Lautaro Martinez është i vetmi që përfaqëson Serinë A (11 gola, 1 asist), sikurse Xhud Bellingam La Ligën (10 gola, 2 asist). Mohamed Salah nuk mbetet pas, për t’i vënë kapak 10-shes me diktatin e Bundesligës, konkretisht Leroi Sane (Bajern Mynih), Viktor Bonifejs (Bajer Leverkusen) dhe Lois Openda (Lajpcig). Komponenti i fundit vë në duke se liga e Gjermanisë mbizotëron në kategorinë e mësipërme me gjysmën e emrave të protagonistëve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Terry: Askush nuk stërvitej me të

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.