• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sqaron rikthimin e Redon Xhixha në Shqipëri

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Florent Hasani, la Tiranën për ta vazhduar karrierën në Rumani me Rapidin e Bukureshtit.

Por së fundmi është zbardhur edhe një prapaskenë merkartoje, ku ish-sulmuesi i Tiranës mund të përfundonte edhe në Azerbajxahn por pengesë u bë pasaporta e tij.  Këtë gjë sulmuesi kosovar e ka treguar për “sportal.az”.

Sipas këtij sajti, Florent Hasani, është një emër i njohur për klube si Neftçi, Karabak dhe Sabah, por në fund ai përfundoi në Rumani . Në prononcimin për median azere Hasani  ka sqaruar se  pamundësia për të luajtur në Premier Ligën e Azerbajxhanit erdhi jo prej financave, por për çështje dokumentacioni.

“Po, kam pasur oferta nga Azerbajxhani, nuk ka pasur probleme me çështjet financiare, ka pasur vetëm problem me dokumentin, pasi kam vetëm pasaportë të Kosovës. Në këto kushte më kanë thënë që me pasaportë të Kosovës nuk mund të luaj në Azerbajxhan.

Është e vërtetë që shumica e bashkatdhetarëve të mi kam edhe nënshtetësine shqiptare dhe mund të luajnë me pasaportën shqiptare në Azerbajxhan.

Jam shqiptar, por nuk kam shtetësinë. Nëse e marr, në të ardhmen mund të vij në Azerbajxhan. Por për momentin jam dakordësuar me Rapidin dhe meqenëse nuk ka asnjë problem pasaporte në Rumani, unë do të luaj këtu”, u shpreh ish-“bomberi” i Tiranës.

Sulmuesi 26-vjeçar ka shprehur mendimin e tij edhe për Redon Xhixhën, sulmuesin e Karabakut, me të cilin ka ka luajtur te Tirana.

“Xhixha ka nivel. Ai duhet të stërvitet më shumë për të luajtur rregullisht.

Ai është një lojtar i madh. Nuk mendoj se Redoni do të kthehet në Shqipëri. Rikthimi nuk është një opsion i mirë për Xhixhën.

Duhet të punosh dhe të jesh i durueshëm, pasi  do të vijë koha”, u shpreh Florent Hasani.

Next Post

E kryer, Ivan Rakitic shkëput kontratën me Sevilla dhe firmos me Al Shabab

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.