• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
Wednesday, June 7, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Stadiumi bëhet hall në finish

20/05/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana ka kohë që luan me “zjarrin”! Nga mungesat e shumta, te dëmtimet, pezullimet, golat në frymën e fundit dhe përmbysjet e rezultateve, por ia ka dalë të mbajë kreun me diferencën +2 pikë nga Partizani edhe pas ndeshjes direkte që zhvilloi këtë të mërkurë.

Mirëpo, tani sikur të mos mjaftojë fakti që i luan tri ndeshjet vendimtare për titullin me skuadra që janë në garë për Europën dhe mbijetesën, i shton vetes një hall të madh me stadiumin.

Por pse pikërisht me stadiumin?

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Sepse pas ndeshjes me Laçin të dielën, bardheblutë presin Bylisin për javën e 35-të të mërkurën (25 maj) dhe nuk dinë se në cilin stadiumin do të luajnë, në një kohë që ky takim mund të jetë më i rëndësishmi i këtij kampionati për objektivin titull.

E paimagjinueshme për klubin më të madh në vend, që edhe pse ka një stadium të vetin (“Selman Stërmasi”), prej kohësh nuk e përdor, sepse ndoshta nuk e mirëmban dot ose më saktë nuk do që të shpenzojë për fushën. Mirëpo, edhe pse në kryeqytet ka tre stadiume (“Air Albania”, “Arena e Demave” dhe “Selman Stërmasi”), Tirana në ndeshjen që mund të vlejë titullin ndaj Bylisit, sipas të gjitha gjasave do ta zhvillojë në Rrogozhinë, aty ku luan si pritëse Egnatia, që si për ironi është rivali i Tiranës në finalen e Kupës.

“Panorama Sport” mëson se të mërkurën e 25 majit, kur dhe duhet të luhet Tirana-Bylisi, “Air Albania” është i zënë, sepse aty do të zhvillohet koncerti i këngëtarit grek, Nikos Vertis, ndërsa në “Selman Stërmasi”, ku ekipi nuk luan prej kohës, shanset për të pritur Bylisin janë zero për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.

Për fat të keq, Tirana nuk e pret dot Bylisin as në “Elbasan Arena”, sepse në atë ditë në këtë stadium do të luhet Kastrioti-Partizani. Në këtë mënyrë, me variantin e stadiumit të Partizanit, që është i djegur për bardheblutë, si dhe atë të Kamzës, ku fusha është sërish me probleme,

Tirana nuk luan dot as në Durrës, sepse aty Teuta pret Egnatian. Në këto kushte, mundësia më e madhe për Tirana-Bylisi është të luhet të mërkurën në Rrogozhinë.


Next Post

Ishte duke festuar në sexhde, lojtari i Fenerbahces e pështyn kundërshtarin e tij

Categories

Categories

  • baseball
  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In