Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Stadiumi i së ardhmes, prezantohet projekti “Aramco”

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Grupi saudit Aramco ka zbuluar projektin që i është besuar Populous – lider global në arkitekturë dhe dizajn në botën e sportit dhe argëtimit – të stadiumit Aramco dhe masterplanit përkatës në qytetin Al Khobar, në Provincën Lindore të Arabisë Saudite.

Stadiumi i ri me 47 mijë vende do të jetë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe do të ketë karakteristikat e nevojshme për të pritur garat më të rëndësishme të futbollit në botë.

Në fakt, pritet të presë Kupën e Azisë 2027 dhe duke plotësuar kriteret për stadiumet e treguara nga FIFA, do të mund të presë edhe ndeshjet e Kupës së Botës, deri në çerekfinale.

Teilen: