Saturday, 11. April 2026
Sport

Stadiumi ‘Liman Gegaj’ në Malishevë merr pamje

GS 30/09/2023 1 Min. Lesezeit

Stadiumi ‘Liman Gegaj’ në Malishevë ka marrë formë të mrekullueshme pas rinovimit.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamjet nga Liman Gegaj i cili tanimë ka dy tribina, ku njëra nga to është me mbulojë.

Malisheva nuk ka luajtur në këtë stadium këtë edicion shkaku i rinovimit dhe së shpejti pritet të rikthehet në shtëpinë e saj.

“Finalizohet një tjetër fushë me standardet më të larta.

Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë tashmë në gjendje të shkëlqyeshme.

Vazhdojmë nga projekti në projekt duke e përmirësuar infrastrukturën e futbollit në çdo cep të vendit”, njofton FFK.

Teilen: